Albin Kurti nga Tirana: Unë do vij të votoj më 25 prill

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës ndodhet në Tiranë në ditën e dytë të vizitës në vend, ndërsa ditën e djeshme gjatë përkujtimit të Besëlidhjes së Lezhës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe figura të tjera rëndësishme politike të rajonit u bënë bashkë në Lezhë.

Albin Kurti,  fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kreu i Vetëvendosjes , në këtë vizitë pa protokoll ka një tjetër mision në Shqipëri, mbështejen e kandidateve për deputet të LVV, dega Shqipëri  në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti këtë të mërkurë ishte në zyrën e LVV në Tiranë, ku pas takimit me kreun e LVV-së në Tiranë, Boiken Abazin, tha se Shqipëria është më e madhe se qeveria, duke nënvizuar se ndryshimi në Kosovë ndodhi dhe për të është koha që edhe vendi ynë të ketë të njëjtin fat.

“Boiken Abazin kam 15 vite që e njoh, një gjë që mund t’ju them me siguri është se është një njeri i ndershëm. Shqipëria është më e madhe se qeveria. Për nga numri i anëtarëve dhe në Tiranë jemi njësoj siç ishim në Prishtinë. Më lejoni t’ju falenderoj të gjithë aktivistët në Shqipëri që na kanë mbështetur e ndihmuar, mbrojtur në momentet më të vështira. Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime, shqiptarët meritojnë më shumë e më mirë”,-tha Kurti.

Të dielën e 25 prillit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti do të udhëtojë drejt Tiranës për të votuar si një qytetar i Shqipërisë. Albin Kurti ka pasaportë shqiptare dhe ka të drejtën e votës si çdo qytetar tjetër i këtij vendi.

Është e vërtetë që kanë diskutuar me sekretaren tonë organizative por mbledhja ku merret vendimi është veçse në Tiranë. Ne mbështesim kandidatët e pavarur nuk jemi të preokupuar për aleanca. Unë do vij të votoj më 25 prill”,- tha më tej Kurti.

Albin Kurti është takuar dhe me liderit politik në Shqiperi , me kryeministrin Rama dhe me Kreu e Partisë Demokratike , Lulzim Basha

Po ashtu Kurti ka patur dhe nje takim të ngrohte me Presidentin Meta, vete Presidenti Ilir Meta  në një mesazh në rrjetet sociale, shprehet se me Albin Kurtin ka diskutuar për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 “Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook.

/argumentum.al