Ambasadorja Yuri Kim: Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin ndërkombëtar

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se SHBA do të bashkëpunojë me Shqipërinë me aleatë dhe partnerë për të ardhmen dhe interesat e vendit.

Gjithashtu Kim shkruan se Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin e qëndrueshëm ndërkombëtar, ndërsa shton se nuk mund të thyhen rregullat dhe marrëdhëniet që e bëjnë botën ashtu siç duhet të jetë.

“Nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë këtë botë të punojmë ashtu siç dëshirojmë. SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë e partnerë për vlerat, interesat tona dhe të ardhmen tonë”, shkruan Yuri Kim në rrjetin social “Twitter”.