Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e SPAK: "Reforma në Drejtësi po jep rezultate”

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të mërkurë me kreun e SPAK-ut, Arben Krajës, për të cilën thotë se SPAK po i jep goditje krimit të organizuar.

Takim i mirë sot me shefin e SPAK-ut Arben Kraja. SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 € + milion në asete të konfiskuara; U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar & 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”,-shkruan Kim në Twitter.