Arjan Sala është heroi ynë!

Katër ditë pas rënies së zjarrit në magazinat e qendrës tregtare “Casa Italia”, punonjësit e zjarrfikëses kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të Arjan Salës.

32-vjeçari që ishte pjesë e kompanisë së sigurisë prej tre vitesh, mbeti i bllokuar pasi flakët dolën jashtë kontrollit.

Babai i një fëmije 2 vjeç sipas kolegëve ka arritur të shpëtojë punonjësit e tjerë por në tentativë për të shuar zjarrin mbeti i bllokuar në magazinë.

Trupi mësohet se është rreth orës 03:00 të së shtunës ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes pasi ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Magazinat në qendrën tregtare “Casa Italia” u përfshinë nga zjarrin në orët e para të së mërkurës, ndërsa trupi i të riut është gjetur mëngjesin e së shtunës.

Që nga Presidenti ,Kryeministri  vendit  dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, kanë  shprehur ngushëllimet  por dhe iniciativen që pas këtij akti vetemohues të nderohet me titullin “ Dëshmor i Atdheut

Mbi vetëflijimin e Arjan  Salës duhet të ngrihet një shtet më njerëzor dhe reagues. Kjo është thirrja e Presidentit Ilir Meta, teksa reagon për tragjedinë e ndodhur këto ditë teksa mori flakë një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë.

Presidenti Meta shkruan në Facebook se ‘Arjan Sala është heroi ynë’.

“Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij. Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane. Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.  Ngushëllimet më të ndjera familjes! Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar”. shkruan Meta.

Edi Rama kërkon shpalljen e Arjan Salës “Dëshmor i Atdheut”

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi bën me dije se me propozim të kryeministrit Edi Rama, 32-vjeçarit Arjan Sala pritet që ti jepet statusi “Dëshmor i Atdheut”.

Koçi shkruan se pritet përfundimi i shpejtë i ekspertizës ligjore dhe propozimi i Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.

Postimi i Koçit:

Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.

Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet! Jane gjalle bilbilenjte!

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.

Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili vlerëson sakrificën e 33-vjeçarit Sala.

“Edhe Bashkia Tiranë do ta nderojë heroin Arjan Sala. La jetën për të ndihmuar kolegët mes flakëve! E paharruar qoftë sakrifica e tij”, shkruan Veliaj.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, flakët u përhapën me shpejtësi në magazinë, të favorizuara nga materialet shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj që gjendeshin brenda.