Arjan Sala shpallet Dëshmor i Atdheut. Kryeministri Rama i dorëzon titullin babait të tij

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar titullin “Dëshmor i Atdheut” babait të Arjan Salës, heroit 32-vjeçar që shpëtoi mbi 20 punonjës në magazinën që u përfshi nga flakët për tre ditë me radhë.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen e 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën në mënyrë heroike duke shpëtuar mbi 20 kolegë të tij nga zjarri që ran ë magazinën e një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, tek Kthesa e Kamzës.

Ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij, por ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta s’ka çmim, nuk kthehet. Sidoqoftë ne menduam se është detyra jonë ta aderojmë dhe adresojmë dhe vendosëm ta shpallim ‘dëshmor të Atdheut’ dhe kjo është certifikata.

Dhe ta mbështesim me sa të kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën me sa të kemi mundësi. Një shumë të vogël për familjen. Të gjitha këto janë më shumë për respekt se sa bëjmë ndonjë ndryshim.”– deklaroi kryeministri Edi Rama ndërsa i dorëzonte titullin babait të përlotur të të ndjerit.

Arjan Sala, heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues.

Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme.