Asgjë e re nga Brukseli! “Kurban” negociatat! Hap, jo Hop! Balsam&Bashkim!

Realpolitik “ flash” Nr. 27  

 17 SHKURT - 2 MARS 2021

 EKSKLUZIVISHT te ARGUMENTUM, shkurt, “shqip” vetëm me 1000 fjalë mbi 4 ngjarjet kryesore nga diplomati dhe analisti i njohur

           Dr. Jorgji KOTE

  1. Asgjë e re nga Brukseli! Takimi i 11-të i Këshillit të Stabilizim - Asocimit ( KSA) më 1 Mars në Bruksel i dha mundësinë Kryeministrit Rama dhe Ministres së Jashtme Xhaçka për të takuar më “të mëdhenjtë” e BE-së.  Ashtu si pritej, pati vlerësim pozitiv për reformat, afrimin e politikës sonë të jashtme me atë të BE-së dhe arritje të tjera të njohura. Gjithsesi, në dokumentin e tij  bazë dhe referues bie në sy “ Jo”-ja  diplomatike ndaj sulmeve, thumbave dhe insinuatave të Kryeministrit Rama që nuk munguan as në Bruksel, ndonëse me tone shumë më të zbutura; deklarata përfundimtare tregon me shifra bujarinë europiane me ndihma, fonde dhe projekte të njohura për vendin tonë, për tërmetin, investimet dhe vaksinat anti-Covid-19.

Rama pritet nga Varhelyi dhe Borrell në Bruksel. Balla paralajmëron lajme të mira për Shqipërinë

Kryesorja, asgjë e re, asnjë nuancë apo thirje ndaj vendeve antare për një datë lidhur me çeljen e negociatave. Thjesht “ pritshmëri për çeljen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ama  “sipas Konkluzioneve të Këshillit në Mars 2020”; duke nënkuptuar qartë 15 kushtet, me theks te Dekriminalizimi, por përmendur “as midis rreshtave” nëse jemi më afër. Kjo është e natyrshme, jo vetëm për karakterin e KAS-it, por sepse tani gjithçka është përqëndruar te 25 Prilli, si “Kryekusht” për çeljen e negociatave, që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të pranohet rezultati i tyre, çka u theksua dhe në Konferencën e Shtypit Borrell - Varhelyi - Rama. Ky i fundit sërish  “ shkeli në dërrasë të kalbur”, kur  evidencoi Komisionin Europian si “ mekanizmin më të lartë vlerësues faktik” për negociatat, pa përmendur në mënyrë të habitshme Parlamentin dhe Këshillin Europian, sidomos Vendet Antare, si Vendimarrësit më të lartë Politikë për çeljen e negociatave! Po ashtu, i kapërceu “ sinoret “ e veta, kur foli jo pak mbi  mosmarrëveshjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sikur të ishte zëdhënës i BE-së!

  1. “ Kurban negociatat! Kjo ndjesi “ viktimizimi” të të tjerëve, duke e konsideruar gabimisht të përfunduar punën tonë krijohet pas bisedave virtuale të Ministres Xhaçka dy javët e fundit me homologët e saj, si dhe nga Kryeministri Rama, së fundi në takimet e Brukselit më 1 Mars. E kemi theksuar dhe numrin e kaluar, nëse dhe sa e si i kemi kryer detyrat e shtëpisë dhe plotësuar 15  kushtet, këtë e vlerëson teknikisht Komisioni Europian, por politikisht  gjykon dhe vendos Këshilli i BE-së, ose secili prej 27 vendeve antare; ne si “ lojtarë” dhe “ lipsarë” na takon t’u themi që”  ja ku i keni detyrat dhe kushtet tona, me besim te ju dhe faleminderit për mbështetjen ” ama jo të bëhemi arbitra e t’u themi “ hë, çprisni, pse nuk i fryni bilbilit!” As të mos tentojmë për diversion dhe “ pyka” mes Komisionit, Parlamentit dhe sidomos Këshillit Europian, apo ca më keq akoma  të “ tregojmë me gisht” Holandën, se demek ka zgjedhjet në Mars. Gabim, sepse dhe pas zgjedhjeve, shqetësimi holandez mbetet, edhe pse më i lehtësuar ose rënduar sipas rastit. Pastaj, shqetësimi është vërtet në Holandë, Paris dhe gjetkë, por shkaku dhe burimi i tij mbetet kryesisht në Tiranë. Veç kësaj, zgjedhje  do të ketë dhe në Gjermani, Francë, etj. Atëhere si do t’i “ vejë filli hallit  tonë me negociatat”?

Image

Ja pse, pas Brukselit, duhet shkuar e biseduar doemos  në Hagë, Paris, Berlin e gjetkë.  Kujdes,  “terapia “  nuk është “kurbanizimi” i askujt në BE, por ndryshimi i qasjes sonë ndaj saj; me qëndrime pozitive, bashkëpunuese dhe mobilizuese, sepse  megjithë fjalët e bukura poshtë e lart, “topi vazhdon të luhet jo më te fusha, por te porta jonë”. Ndryshe, do të vërtetojmë shprehjen e njohur “ Peshku në det, tigani në zjarr” dmth do të kemi negociatorë por jo negociata!

  1. Hap, jo hop! Është fjala për dy takime në Ljubljanë dhe Zagreb të liderit të PD-së Basha me kryeministrat slovenë dhe kroatë. Veç kujdes, ishte vetëm  HAP, por jo HOP! Nuk ka vend për egzaltim, sikur PD bëri për vehte Europën! Po, gjë e mirë që Basha shkoi e prezantoi programin për qeverisjen e mundshme; ca më tepër që Slovenia do të ketë  Presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti.Mediat kroate dhe slovene jehonë takimeve të kryedemokratit Basha me dy kryeministrat në Lubjanë e Zagreb, ja çfarë shkruajnë   Madje tani që nënshkruan koalicionin paszgjedhor të qeverisjes, Basha&Kryemadhi  duhet të vijojnë me ture dhe takime të tjera “ flash” sidomos në Bruksel, Paris, Hagë, Berlin, Washington  e gjetkë, që të fitojnë  besimin dhe mbështetjen e lëkundur ndërkombëtare për 25 Prillin. Pastaj, këto lloj takimesh janë bërë rutinë sot në Europë. Ndaj, ato nuk duhen marrë të mirëqena si mbështetje ekskluzive për opozitën. Të mos ngatërrojmë kortezinë dhe procedurat diplomatike me Realpolitikën.
  2. Balsam&Bashkim! Kështu po konsiderohen 50 ditët e para të Presidencës Biden. “Balsam” sepse situata politike  është e qetë; vendi ka “ zenë rehat” nga twiterat e përditshëm të Trump, gjuha e urrejtjes, ndasitë, dhuna….. Administrata e re është angazhuar   me projekte e programe efektive kundër COVID - 19  dhe me mesazhe pozitive ndaj shtetasve me origjinë të huaj. Diplomacia është rikthyer sërish në rolin e saj. Me fqinjët, është ndalur ndërtimi i Murit me Meksikën dhe është konfirmuar partneriteti me Kanadanë. SHBA-të po rikthehen në OBSH dhe në  organizata e traktate të tjera ndërkombëtare; ato kanë zgjatur me Moskën Marrëveshjen bërthamore “ Start”, etj.  Më e rëndësishmja, Biden&Blinken kanë dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe partneriteti me BE-në dhe NATON.Biden, in Munich Speech, to Say Democracy Must Prevail Over Autocracy: Excerpts | World News | US News  Ato kanë njohur rolin lehtësues të BE-së në dialogun Prishtinë - Beograd dhe në përgjithësi bashkëpunimin në Ballkanin Perendimor. Në kontaktet  me liderët e vendeve të mëdha, sidomos me Kinën dhe Rusinë,  krahas  qëndrimeve të njohura kritike, kanë identifikuar dhe fushat e përbashkëta të bashkëpunimit. Këto mesazhe ata i shprehën qartë dhe në video-konferencat e tyre në kuadrin e Konferencës së Sigurisë së Munihut dhe G- 7. Mesazh tjetër madhor i Biden është ai për forcimin e  demokracisë, që ajo të mos mbetet “relike e të kaluarës, por t’i shërbejë kapërcimit të sfidave serioze dhe fitores mbi kundërshtarët”. Shkurt, situata tani është kudo “ si nata me ditën” Atëhere, kur nuk ka mbushur ende 100 ditët e para të arta, çduhet më tepër q Presidencën Biden ta barazosh me “ balsam” besim dhe bashkim?

/argumentum.al

© Argumentum