Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Finos: Me trishtim mësova lajmin. “Zë i rëndësishëm për stabilitetin politik të vendit”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Përmes një mesazhi në “Twitter” kryedemokrati shprehet i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

Mesazhi i plotë

Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!