Bashkimi Europian akordon 651,000 vaksina “Pfizer” për Ballkanin Perëndimor

"BE është krenare që është shtëpia e prodhuesve të vaksinave të cilët jo vetëm që u japin qytetarëve evropianë, por eksportojnë anembanë globit. Ne do të sigurohemi që Evropianët të marrin pjesën e tyre të duhur të vaksinave dhe të vazhdojmë të mbështesin vaksinimin në të gjithë botën", është ky shenimi në twiter nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndërkohë për rajonin jane akorduar 651,000 vaksina Pfizer. Lajmin për Shqipërinë e bëri të ditur Kryeministri Rama në rrjetin e tij social “Facebook”, i cili u lajmërua përmes një telefonatë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian”, shkroi z. Rama.

Nga vendet e rajonit, Kosova është i vetmi shtet që nuk ka filluar ende me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit, ndërsa procesi vijon.

©  Argumentum