Betohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhjet kryetari dhe nënkryetarët

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim Glauk Konjufcen si kryetar të Kuvendit. Ndërkohë janë zgjedhur edhe 5 nënkryetarët e Kuvendit të propozuar nga partitë kryesore, por dhe nga komunitetet.

Me 107 vota pro janë votuar për nënkryetarë të Kuvendit: Saranda Bogujevci nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Kujtim Shala nga LDK-ja. Drejtuesit i seancës plenare Avni Dehari theksoi se me 91 vota pro, 6 kundër, 10 abstenim nga komuniteti serb është zgjedhur Sllavko Simiç, kurse Bekim Arifi u propozua dhe u votua po me kaq vota nga komunitet e tjera, që nuk janë shumicë.

Në seancën konstituive të legjislaturës së 8 të Kuvendit të Kosovës, e cila u drejtua nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, u betuan edhe deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 58 deputetë, 19 deputetë PDK, 15 deputetë LDK, AAK 8 mandate, 10 deputetë Lista Serbe dhe 10 deputetë partitë e etniteteve të tjera.

Kjo javë pritet të jetë e rëndësishme edhe sa i përket edhe zgjedhjes së presidentit.

PDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin.

Ndërkohë ende nuk ka një vendim përfundimtar nga LDK që kërkon konsultime vetëm me zonjën Osmani.