Dimitrov: Ballkani Perëndimor është rajoni më adekuat ku BE-ja mund të bëjë dallim në kuptimin gjeopolitik

Integrimi i Ballkanit Perëndimor është nga vlera strategjike për BE-në, për shkak të asaj se Unioni duhet të bashkohet me vendet e rajonit si në subjekte aktive të gjeopolitikës evropiane, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në fjalim në konferencën “Bashkëpunimi evropian i sigurisë me fqinjësinë Lindore dhe Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qendra evropiane për marrëdhënie të jashtme.

“Ballkani Perëndimor është rajoni më adekuat ku BE-ja mund të bëjë dallim në kuptimin gjeopolitik”, porositi Dimitrov.

Siç kumtoi Sektori për çështje evropiane, Dimitrov u kthye në faktorët ekonomik dhe gjeopolitik të cilët kërkojnë bashkëpunim të afërt të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke e nënvizuar kuptimin e ballafaqimit të vetëm dhe të koordinuar me sfidat e ndara, që ishte evidente në rastin e krizës migruese, ndërsa veçanërisht në lidhje me pandeminë e KOVID-19.

“Konferenca ishte mundësi për këmbim të qëndrimeve në lidhje me veprimin gjeopolitik të Bashkimit Evropian, me kthim të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me çështjet e lidhura me sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, shtohet në kumtesë.

SÇE informon se në panel, kushtuar bashkëpunimit të sigurisë me Ballkanin Perëndimor, mbajtën fjalime edhe drejtori i Evropës kontinentale pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Frederik Mondoloni dhe drejtoresha për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë federale gjermane për Punë të Jashtme, Suzane Shuc, të cilët pozitivisht e vlerësuan dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, zëshëm duke e potencuar mbështetjen për përparimin e saj.

“Ambasadorja gjermane Shuc theksoi se Gjermania ndjen keqardhje për shansin e lëshuar në dhjetor të vitit të kaluar të mbahet konferenca ndërqeveritare, por njëkohësisht fuqishëm do të përkushtohet për realizimin e saj sa më shpejtë, në suaza të treshes me kryesinë portugeze dhe Slloveninë. Ambasadori francez Mondoloni në atë linjë, tha se Franca bën përpjekje për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”.