Ditë zie kombëtare/ Flamuri shqiptar ulet në gjysmë shtizë në nder të Bashkim Finos

Qeveria ka marrë vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie kombëtare, pas vdekjes së deputetit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar vendimin, duke e shoqëruar me emoji, një zemër të zezë.

Nderkohe Flamuri kombëtar në institucionin e Presidentit të Republikës ulet në gjysmë shtizë në nderim të të ndjerit Bashkim Fino, Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe deputet në disa legjislatura.

Po ashtu në të gjitha institucionet shqiptare, sot flamuri është ulur në gjysmë shtizë, teksa qeveria e shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare. Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare për shkak të COVID-19.