Epopeja e UÇK-së/ 23 vjet nga rënia e Familjes Jashari

Nisin sot në Kosovë ceremonitë përkujtimore të epopesë së UÇK-së që përkojnë me luftën dhe sakrificën e familjes Jashari.

23 vjet më parë në Prekaz, ushtria serbe sulmoi familjen e Adem Jasharit, i cili pas një qëndrese të gjatë u vra.

Më datën 5 mars të vitit 1998, forca serbe me mjete të blinduara, sulmuan shtëpitë e Jasharajve në Prekaz.

Komandanti Legjendare Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij, luftuan gjatë përgjatë 3 ditëve, 5, 6 dhe7 marsit, për të rënë heroikisht në altarin e lirisë.

Nga luftimet të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij u vranë 20 anëtarë, në mesin e tyre 10 fëmijë.

Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit shënojnë kthesën e madhe historike për mbylljen e një kapitulli të vjetër për Kosovën dhe fillimin e një epoke të re, ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtare, e bashkimin e shqiptareve për t’i dhënë fund regjimit serb në Kosovë.

Schmidle in Kosovo: Anti-Albanian Libel Comes To "The New Yorker" - Clyde  Fitch Report

Sot, i falemi gjakut të dëshmorëve dhe të rënëve për liri, sakrifica dhe flijimi i të cilëve na e bëri të mundur të gëzonim lirinë për këto 21 vite.

Për tre ditë me radhë janë planifikuar aktivitete të shumta për të përkujtuar luftën e Jasharajve, të UÇK dhe gjakun e  derdhur për liri.

E ndërsa në Këto tre dite qindra mijëra qytetarë, e politikanë të lartë të Kosovës dhe trevave shqiptare do t’i drejtohen Prekazit, kulla simbol e atyre luftimeve shfaqet në gjendje të rrënuar dhe rrezikon shembjen.