“Forca e pushtetit që nuk mposht dot fuqinë e ndryshimit”

Nga Ardit Gjinali

Fuqia  qytetare për ndryshim qëndron në besimin dhe angazhimin e përbashkët për një Shqipëri ndryshe, të tillën Shqipëri të mundësisë së kthyer, të një besimi të ri; fuqia qytetare që ka në thelb të së tillës lirinë dhe vullnetin për ndryshim; fuqia qytetare që buron nga vuajtja, mundësitë e vjedhura dhe të munguara, e drejta e cënuar, ligji i shkelur; fuqia qytetare që vërehet në sytë e secilit të tillë, sytë që tregojnë vuajtjen e shpirtit të drobitur dhe që  kërkojnë të tillin  ndëshkim politik; syri i guximit që nuk trembet dot nga zhurmëmadhi pushtet që lëshon kërcënimin për të fshehur frikën që buron nga humbja e të tillit....i tilli është thelbi i forcës...forcë që nuk ndal dot përmes forcës të tillën fuqi qytetare për NDRYSHIM.

Ndryshimi nuk ndalet dot nga vringëllimi dhe hakërrimi i secilit segment pushtet- mbajtës dhe të tillë ushtrues që rreket të vijojë sundimin e Shqipërisë përmes pushtimit të shtetit dhe uzurpimit të secilës hallkë që dëshmon panoramën e zezë të grykësisë, pangopësisë dhe spirales së mëkateve që kanë mveshur shikimin, dyllosur dëgjimin dhe rrëmbyer arsyen e një ansambli keqqeverisës që djallëzisht ka djallosur shumëçka në kufijtë e gjithçkaje në një vend që dhuroi  një enumeracion mundësish politike dhe qeverisëse për të tillët; - qytetari i zakonshëm i këtij vendi përjetoi sagën e shkaktuar nga një ushtrim asfare njerëzor i qeverisjes, e tilla që mbart një mendësi arkaike të jetësimit të sundimit përmes instrumentave famëkeq të nënshtrimit, frigimit,  varfërimit, poshtërimit të dinjitetit njerëzor, deformimit të vullnetit politik të shprehur përmes votës; - qytetari ndjeu përplasjen e ortekut të së keqes mbi fytyrën e të njëjtit nga enturazhi me fytyrë të munguar që nuk realizoi hiçgjë të gjithçkasë që premtoi dhe  ndërmori gjithçka që shënon të kundërtën e premtimeve të gënjeshtërta; e vërteta e munguar dhe e shprehur pa teklif  dhe plot tallje në kufijtë e përbuzjes është përbërësi kryesor i forcës së një pushteti që tenton të pengojë ndryshimin.

Qytetari dhe shumësia e të njëjtëve thërrasin pa frikë dhe zërin plot për ndryshimin dhe një shpresë të re për individin, familjen dhe Shqipërinë; individi dhe vendimi i të njëjtit për ndryshim është thelbi i fuqisë që nuk mposhtet dot nga falangat mercenare të një pushteti të ushtruar keq, i kapur nga e keqja dhe që ndjell të keqen për të vijuar keqbërjen ndaj të njëjtëve që kanë jetuar, qëndruar dhe rezistuar nën zgjedhën e së keqes sepse shpirti i shumicës së njerëzve të zakonshëm të këtij vendi  dhe  i Shqipërisë nuk tjetërsohet dot. Kompromiset e vogla dhe meskine, darovitja pushtet-ushtruese, mundësia kinse e merituar dhe e vonuar, por  e mveshur me djallëzinë pushtetore të gllabërimit të mendimit,  panairi i premtimeve të plota në dukje që humbasin në humbëtirën e boshllëkut dhe hipokrizia  e gëzimit të sotëm buzagaz që mvesh lotin e dhimbjes së nesërme për qytetarin ;- të tillat përpjekje janë pjesëza të mozaikut të forcës së të keqes së pushtetit- pjesëza që nuk zëvendësojnë vullnetin qytetar për liri të qenësishme individuale dhe shoqërore, i tilli çmim i secilës pjesëz nuk zëvendëson dot haraçin pushtet-ushtrues që buron nga liria e munguar, vjedhur, rrëmbyer dhe e fshehur skutave të zeza ku gatitet errësira autokratike për qytetarin dhe shoqërinë, gjithashtu.

25 Prilli është dita dhe data e një bashkimi të madh qytetar për ndryshim dhe një shpresë të re; dita dhe data për të dëshmuar një shoqëri që reagon në një Shqipëri që fiton ditë më të mira, qeveri normale me një Kryeministër normal, gjithashtu. Koha për një besim të ri dhe shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë.....

/argumentum.al