Gjykata e Lartë me 4 gjyqtarë të rinj/ Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka uruar përmes një postimi në twitter 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, të dekretuar sot nga Presidenti i Republikës.

Në një postim në twitter, znj. Kim falenderon gjithashtu Presidentin Meta për dekretimin e shpejtë të 4 anëtarëve të rinj.

Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Gjykata e Lartë tani mund të dëgjojë çështje penale, civile. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë emërimet. Faleminderit edhe Presidentit Ilir Meta për për administrimin e shpejtë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara!” – shkruan ambasadorja Kim.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 4 anëtarët e Gjykatës së Lartë të propozuar nga KLGJ. Bëhet fjalë për Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni si edhei Klodian Kurushi. Së bashku me këto 4) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 (shtatë) anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.