Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, pritet nisja e ndërtimit

Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës pritet të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau detaje të këtij projekti të shumëpritur për qytetarët.

“Mirëmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.


Projekti për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës ka një vlerë investimi prej 90.45 milionë euro.

Sipas këtij projekti, aksi Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta me një shpejtësi prej 160 km/orë.