Humb betejen ndaj Covid-19/ Ndahet nga jeta Gjeneral Ndriçim Sallaku

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish, luftën kundër tij e ka humbur edhe Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjenerali Ndriçim Sallaku pas disa ditë beteje.

Lajmin e konfirmoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili përmes një statusi në Facebook, shkruan se: Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.”

Po përmes rrjeteve sociale ngushëllime për humbjen e jetës së Gjeneralit shprehu edhe Presidenti Ilir Meta, duke e vlerësuar për angazhimin e modernizimit të ushtrisë shqiptare.

Ndërkohë Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila ka bashkëpunuar për disa vite me Gjeneralin e ka vlerësuar jo vetëm si një figurë ushtarake, por edhe si një njeri energjik, të kudogjendur dhe pozitivë përballë çdo situate

Gjenerali 55-vjeçar, Ndriçim Sallaku, tre vite më parë, më 15 mars të 2018-s mori detyrën e  komandantit të Komandës Mbështetëse, detyrë që e mbajti deri në ditën e fundit të jetës.