Ish-negociatorja e dialogut, Edita Tahiri, thirrje Edi Ramës: Kurrë mos e përmend dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryenegociatorja mendon që Rama s`është kompetent për çështjet e Kosovës.

Ish-negociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, i ka bërë thirrje Edi Ramës që mos ta përmend kurrë dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas saj, herën e fundit që ai ndërhyri, bëri gabim duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës.

Tahiri thotë se Rama i bërë favor Serbisë.

Postimi i saj i plotë:

“Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosovë-Serbi në një kontekst ndërmjetesimi. Është mirë që kurrë mos ta permend ma sepse njehëre kur ndërhyri bëri gabim historik duke tentuar që ti ndryshoj kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuciqit e Millosheviqit!”, ka shkruar ajo në Facebook.