Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dënohet me 3 vite burg për korrupsion

Gjykata franceze shpalli fajtor për korrupsion ish-Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy duke e dënuar me 3 vite burg.

Sarkozy, 66 vjeç, do të duhet të shlyejë një nga tre vitet në qeli dhe dy vitet e tjera në liri me kusht. Ai bëhet kështu i pari ish-president i cili do të kalojë kohë prapa hekurave.

Paraardhësi i tij, Jacques Chirac, qe dënuar gjithashtu me burg për akuzat e korrupsionit teksa ishte kryetar i Bashkisë së Parisit, mirëpo ai nuk kaloi asnjë ditë në qeli.

Ish-presidenti u akuzua se në vitin 2014 ka përdorur postin e tij për të favorizuar ngritjen në detyrë të një magjistrati të lartë në Monako në shkëmbim të disa informacioneve sekrete rreth një hetimi gjyqësor ndaj tij.

Sarkozy, i cili ka qenë presidencë i Francës nga viti 2007 deri në 2012, i mohoi kategorikisht këto akuza gjatë seancës gjyqësorë 10 ditore që u mbajt vitin e kaluar.

Avoakti i Sarkozy, Thierry Herzog si dhe gjyqtari i lartë, Gilbert Azibert, gjithashtu i mohuan akuzat që rëndonin ndaj tyre.

Prokurorët kanë kërkuar dy vite arrest me burg si dhe dy vite liri me kusht për tre të akuzuarit, si pasojë e asaj që ata e quajtën su “pakt korruptiv”.

“Nuk ka ekzistuar asnjë pakt,” – tha Sarkozy gjatë seancës. “As në mendjen time, as në realitet. Dua të më pastroni nga ky turp,” – shtoi ai.

Çështja daton në vitin 2014 kur hetuesit e Prokurorisë Kombëtare Financiare, e cila sapo qe ngritur, përgjuan telefonat e Sarkozy dhe Herzog pas akuzave se ish-presidenti kishte përfituar miliona euro nga diktatori Libian Muammar Gaddafi, për të financuar fushatën e tij presidenciale ne 2007.