Italia dëbon 2 zyrtarë rusë

Gjatë orëve të mesditës, Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio njoftoi dëbimin e dy zyrtarëve rusë. Më herët gjatë ditës, Ministria e Jashtme thërriti ambasadorin rus në Romë për rastin në fjalë.

“Kur ambasadori rus në Itali u thirr nga Ministri e Jashtme, i shprehëm notën e protestës së qeverisë italiane dhe e njoftuam për dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve rusë të përfshirë në këtë aferë ekstremisht serioze”, tha Di Maio nëpërmjet Facebook.

“Falenderoj shërbimet e inteligjencës dhe të gjitha organizmat që punojnë çdo ditë për sigurinë e shtetit tonë”, shtoi ai.

Ndërkohë, një burim i Kremlinit i cituar nga RIA Novosti, tha se Moska shpreson që marrëdhëniet me Romën të mos cënohen nga rasti në fjalë. Ndërsa Ministria e Jashtme ruse, duke folu për ANSA tha se pala ruse ndihej e trishtuar nga vendimi i Italisë për dëbimin e zyrtarëve të saj.

“Po ekzaminojmë  rrethanat e këtij vendimi. Do të kemi një njoftim për hapat e mundshëm që lidhen me këto masa, që nuk korrespondojnë me nivelin e marrëdhënieve bilaterale”, tha në reagim Ministria ruse.