Katërmbëdhjetë viktima dhe 590 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katërmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 590 qytetarë u diagnostikuan si të infektuar duke e çuar bilancin total në mbi 119 mijë raste dhe 2,106 viktima.

Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se viktimat ishin të moshave 57-84 vjeç, me prejardhje nga Tirana (6), Durrësi, Fieri, Kuçova, Berati, Kruja, Saranda, Shkodra dhe Elbasani.

Në spitalet e përshtatura për të trajtuar pacientët me COVID-19 janë të shtruar aktualisht 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve ministria tha se u diagnostikuan 590 raste të reja pas 2,994 testesh.