Kryeministri Rama bashkë me 192 mijë dozat e para të “Sinovac”, sjell në Shqipëri edhe fabrikën e prodhimit të vaksinave kineze

Ka mbërritur nga Turqia avioni në të cilën ndodhen vaksinat kineze anti-COVID.

192 mijë doza kanë mbërritur sot, e ndërsa kryeministri Edi Rama tha se janë siguruar në total 1 mln doza.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është në bisedime e sipër për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinës anti-COVID.

Dëshiroj të ndaj me ju një lajm shumë të mirë. Një kohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distribucionin Sinovac”, tha Rama.

“Brenda 60 ditësh ne do të kemi 1.2 milionë doza plus gjë që na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në bazë të planit që kemi nisur. Ambicia jonë, objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, por me tolerancë…e them në fund të muajit qershor, ajo që dua është që Brenda majit të kemi vaksinuar gjysmë million të qytetarëve. Kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri Brenda qershorit.

Sot që flasim, në Republikën e Shqipërisë kemi 282 mijë vaksina, plus këtyre që sapo mbërritën kemi edhe vaksinat Astrazeneca Pfizer dhe Sputnik të cilat së bashku janë 90 mijë. Ndërkohë, presim që t’u shtohen edhe doza të tjera nga Pfizer dhe Astrazeneca. Duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në process me Bashkimin Europian, bëjnë në total 871 mijë vaksina së bashku me shumën e kontraktuar aktualisht të gjysmë milioni vaksinave Sonivac që e thashë sot në anunçimin e mëparshëm. Në faktikisht kemi të kontraktuara 500 mijë vaksinat Sinovac dhe kemi siguruar 1 milion”, tha Rama.

Rama ka deklaruar se objektivi është që 500 mijë qytetarë të jenë vaksinuar brenda qershorit.

I pyetur për lajmin që dha sot për një fabrikë prodhimi vaksinash në Shqipëri, Rama tha se do na duhet pasi është e mundur që vaksinën COVID do na duhet ta bëjmë çdo vit.

“Në të gjithë këtë proces fiton shëndetësia jonë, fitojmë të gjithë bashkë. Na duhet fabrika sepse sipas të gjitha gjasave vaksina COVID do të na duhet ta bëjmë çdo vit si vaksina  e gripit”, tha ai.

Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.

Më herët, Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V. Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit.