Kryeministri Rama prezanton programin “Drejtësia që Duam”: Zgjedhjet e 25 prillit lidhen me fatin e drejtësisë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama tha se kërkon një mandat të tretë për PS, për të mbaruar punët e nisura.

Kreu i qeverisë, tha se është bërë progres në çdo fushë, por kjo nuk mjafton.

Rama tha se me vendimin që marrin për 25 Prillin shqiptarët duhet të kenë parasysh se PS do të fitonte mandatin e tretë ndërsa Luli, Saliu, Iliri dhe Monika do fitonin mandatin e pestë në këto vite.

“A duhet të më jepni mua dhe PS një mandat të tretë. Në fakt ky që vjen është mandati i tretë për PS dhe i pesti për PD, si dhe për Ilirin dhe Monikën, një herë me PD e disa herë me PS. Sa herë fitojnë ata Shqipëria humbet. Megjithatë krejt normale të behet ku diskutim, nuk është ende Shqipëria që unë dua. Prandaj iu kërkoj mandatin e tretë, por nuk mund ti lë në mes këto beteja. Pa asnjë diskutim, progresi i bërë deri këtu nuk mjafton. Shqipëria është më mirë se dje, por jo ajo që duam. Prandaj e duam mandatin e tretë, se po të ishim të kënaqur do ndalnim këtu. Nuk mund t’i lëmë në mes punët e nisura.. Ne jemi të vetëdijshëm se ka akoma sa të duash probleme për të zgjidhur. Kemi bërë progress në të gjitha fushat. E ardhmja nuk mund të ndërtohet nga fantazmat e së shkuarës”, tha Rama.

Rama ka deklaruar se PD dhe LSI me një krye presidentin Ilir Meta dhe ish-presidentin Sali Berisha synojnë kapjen e reformës në Drejtësi.

Rama u shpreh Berisha dhe Meta mbështeten nga gjyqtarët e korruptuar. Ai shtoi se ata që kërkojnë ndryshimin duke u dhënë votën atyre duhet ta kuptojnë sa më parë që ky do të ishte një gabim fatal në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan një tjetër.

“Ne i hymë detit në këmbë dhe pse përpara nesh kishim mjergullën e dendur të skeptizimit për pamundësinë e një reforme në këtë vend, Mos harroni çfarë kemi hequr me ata që sot kërkojnë votën tuaj.

Mos e harroni se çfarë u desh të bënin partnerët tanë për të sjellë në votim Saliun, Ilirin. Lulin, Monikën për të zhbërë atë koalicion të firmosur kundër drejtësisë. Miq lejomëni të jemi i drejtpërdrejtë. Kush e ka menduar që vota për vettingun dhe vetë vettingu do çonin njerëz një burg nuk e kanë mbajtur parasysh që ajo nuk është një gjykatë partizane por fshesa e drejtësisë. Presidenti i republikës dhe ish-presidenti më famëkeq mbështeten nga gjyqtarët e korruptuar.

PD, LSI dhe KÇK janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh që kërcënon fatin e reformës në drejtësi. Nëse ju çon në prerjen e atyre forcave për inat të qeverisë, ju garantoj se pa dashje do të bëni një prej atyre gabimeve fatale në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan gjenerata tjetër. Unë nuk dua të ju them se nuk keni arsye të jeni të nevrikosur me mua”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbështetjen e SHBA-BE për qeverinë. Gjatë një konferencë ku po flet për arsyet se pse PS kërkon mandatin e tretë, kryeministri tha se gjithçka lidhet me reformën në drejtësi.

Sipas kryeministrit, tek PS, ndërkombëtarët shohin mbështetësen më të madhe të reformës, ndryshe nga PD-LSI.

“Ka shpësh deklarata nga ndërkombëtarët që tingëllojnë pro qeverisë apo pro nesh. Ka vetëm një arsye, shumë të madhe dhe shumë të qartë për mbështetjen e tyre që komentohet si për ne. majde me përqeshje. E bëjnë vetëm për reformën në drejtësi dhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Nuk shohin forcë më mbështetëse për reformën në drejtësi sesa PS-në. SPAK është future në veprim, dhe po kryen operacione që askush nuk i mendonte”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, kryetema dhe kryereforma që duhet të finalizohet është reforma në drejtësi. Rama tha se kjo reforma mund të bëhet vetëm nga PS.

“Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që ju meritoni dhe që unë dhe PS duam për Shqipërinë. Drejtësinë e re mund ta bëjë vetëm PS, mos kini asnjë dyshim për këtë”, tha Rama.