Kryeministri Rama reagon për fushatën e Bashës: Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai po rrezikon shëndetin e njerëzve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për takimin elektoral të kryedemokratit Lulzim Basha sot në Korçë.

Rama thotë se qytetarët që dalin në takimet e kryedemokratit, duke u grumbulluar pa respektuar masat e distancimit social, rrezikojnë shëndetin “për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh”.

Por për këto grumbullime, Rama ngre gishtin e ‘fajit’ edhe mbi kreun e PD, Lulzim Basha dhe thotë se kjo “është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku”.

“Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTE

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku🤮

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut