Kryeministri Rama prezanton kandidatët dhe objektivat në zgjedhjet e 25 prillit: Objektivi është nga 78 deri në 88 mandate

Kryeministri Edi Rama  në një konferencë për mediat prezantoji emrat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 25  prillit.

Fjalën e tij, shefi i qeverisë e nisi me një falenderim të veçante për Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, dy emra që nuk do të kandidojnë më për deputete.

“Ne sot do të zyrtarizojmë formacionin e skuadrës tonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Dua të ndaj me publikun disa fjalë mbi objektivat tonë. Ndryshimi është në ADN-në e kësaj partie. Mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve, edhe pse nuk jemi pa të meta, por më të mirë se ne nuk ka. Mbi 1500 të rinj dhe të reja kanë aplikuar tek platforma”, tha Rama në fjalën e tij.

Rama ka zbuluar edhe kriteret e vlerësimit të një kandidature që përfshin që nga analiza e kundërshtarit, opinioni në media.

Gjithashtu bëri me dije se objektivi në këto zgjedhje është nga 78 deri në 88 mandate.

“Në të gjithë formimin e kësaj skuadre kemi pasur në vëmendje karakteristikat e kundërshtarëve qasjet e tyre në probleme dhe ballafaqimin analitik mes lojtarëve. Pa diskutim, mbase juve ju surprizon, por e rëndësishme ka qenë mbledhje e analizave apo paragjykimeve të mediave, edhe në rrjetet sociale. Vetë dinamika është shumë e rëndësishme, por në fund, por jo për nga rëndësia, udhërrfyer për ne kanë qenë objektivat dhe mbi bazë të gjitha këtyre që thashë ne kemi përcaktuat objektivat për çdo qark dhe nivel kombëtar, skuadra do jetë mishërim i një përpjekje të sinqertë për të harmonizuar eksperiencën, burimet e brendshme me prurjet e reja që konvencionojnë mirë me nevojën e publikut, qoftë për fytyrat e reja, por ne nuk jemi vetëm të shohim zgjedhjet, por ne jemi forca që qeverisë dhe që do të qeverisë dhe ne duhet të vazhdojmë të garantojmë suksesin, ne nuk na lejohet që të bëjmë skuadra e programeve sa për të marrë vota se ne kemi detyrimin që të jemi shumë të qartë e konkret që të garantojmë rezultat e duhura të bashkëqeverisjes, me një skuadër të fortë në zgjedhje e qeverisje. Me një program të mirë në fushatë, por edhe për t’u zbatuar, skuadra janë produkt i propozimeve të drejtuesve të qarqeve, por këtë herë procesi ka qenë më i strukturuar”, tha Rama.

Slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë “Shqipëria, e ardhmja jonë”! Të parët në lista, janë gra dhe vajza.

Rama zbulon kokat e listave në qarqe, ja cilët janë. Emrat

Kryeministri Edi Rama zbulon të parët në listat e qarqeve.

Edona Bilali në qarkun e Shkodrës

Pranvera Resulaj në Vlorë

Greta Duraku në Kukës

Eni Zake në Korçë

Lavdrim Krashi në Dibër

Hatixhe Konomi Berat

Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në Tiranë

Erion Braçe në Fier

Evis Kushi në Elbasan

Mirela Kumbaro në Gjirokastër

Lindita Nikolla në Kurbin

Milva Ekonomi në Durrës

© Argumentum