Lulzim Basha: Akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sërish lidhur me raportin tejet shqetësues për Shqipërinë nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me paratë e pista që qarkullojnë në vendin tonë dhe që janë shtrirë në të gjithë tentakulat e shtetit.

Teksa publikon sekuenca nga konferenca e sotme për shtyp, Bash shprehet përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, se akti i tij i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia.

“Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve”, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha.

 

Kryedemokrati deklaroi më herët nga selia blu se e zezë mbi të bardhë është e thënë sot në raportin e Departamentit të Shtetit mbi pastrimin e parasë se qeveria shqiptare nuk bëri asgjë kundër pastrimit të parave. Basha theksoi se pastrimi i parave është shtrirë në çdo qelizë të shtetit, ku Bashkia e Tiranës është parajsë e pastrimit të parave të Ndragheta-s. Kryedemokrati nënvizoi se trafik droge, evazion dhe kontrabandë janë kryefjala nën qeverisjen e Edi Ramës Basha tha se Edi Rama dhe vartësit e tij vodhën ushqimin e pacientëve me tendera sekretë dhe ky, sipas tij, është shkaku i paralizës së biznesit dhe sipërmarrjes. Shqipëria në vendnumëro me Ramën, dhe nisur nga kjo kryedemokrati angazhohet se me ardhjen e tij në krye të qeverisë do të çlirojë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve. Pas 25 prillit, tha Basha, zbatimi i hekurt i ligjit për të gjithë ata që kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfëri dhe shpopullim.