Lulzim Basha, në takim me të rinj e të reja: E ardhmja euopiane ju pret!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme një takim me të rinj dhe të reja të cilët kërkojnë ndryshimin.

Në një shënim në facebook, Basha shkruan se duke filluar nga kjo ditë e ardhmja europiane na pret të gjithëve.

“Në 25 Prill ju të gjithë duhet të bashkoheni rreth liderit të vetëm europian në Shqipëri, rreth Lulzim Bashës. Duke filluar nga kjo ditë, e ardhmja euopiane ju pret, me të cilën të gjithë do të jeni krenarë. Tani është koha të tregoni vendosmërinë tuaj.”