Maqedonia e Veriut, pjesë e projektit për terminalin e gazit “Aleksandropulos”

Qeveria ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshje për pjesëmarrje në ndërtimin e terminalit dhe centralit të gazit “Aleksandropulos”. Vendi do të duhet të investojë 380 milionë euro dhe si këmbim të marrë 25% të pronësisë së centralit. Për më tepër, autoritetet theksojnë se do të nevojitet investim prej 10% të vlerës totale prej 370 milionë euro, raporton Alsat.

Pritet që ky terminal dhe stacioni i gazit të vihen në përdorim deri në vitin 2023 . Sipas Qeverisë, një investim i tillë e bën vendin lojtar strategjik në rajon në fushën e energjisë sepse do të jemi në gjendje t’i furnizojmë disa nga vendet përreth me gaz nga SHBA-ja dhe Lindja e Mesme. Sipas autoriteteve, investimi do t’i sigurojë shtetit gaz për 15 vitet e ardhshme.

Planet tona përfshijnë lidhje të reja të gazsjellësit me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. Presim që edhe kjo pjesë të përmirësohet ndjeshëm dhe ta avancojë bashkëpunimin në nivel rajonal. Duke u lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut do të bëhet një rrugë transiti për gazin natyror dhe qëllimi është që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e HAB-it energjetik në Ballkan”, tha Fatmir Bytyqi- zv. kryeministër i Ekonomisë.

/argumentum.al