Marrëveshje e re për asistencë nga Zvicra mbi pronësinë intelektuale

Një marrëveshje projekti midis qeverive të Zvicrës dhe Shqipërisë u nënshkrua më synimin për të përmirësuar sistemin e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj nënshkroi një marrëveshje me ambasadorin zviceran Adrian Maître për mbështetje në forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale. Projekti ka një buxhet prej 1.5
million franga zvicerane dhe do të sigurojë asistencë gjatë një periudhe 4 vjeçare.
Disa nga rezultatet që pritet të arrihen nga kjo marrëveshje, janë shkëmbimi i informacionit mbi legjislacionin
në fushën e Pronësisë Industriale (PI) dhe reflektimet për përmirësimin e tij, si dhe bashkëpunim në
programet e trajnimit lidhur me Pronësinë Industriale. Gjithashtu, pritet të arrihet bashkëpunim në fushën e
përpunimit të informacionit të patentave dhe shërbimeve për publikun dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Shqipëri”, tha Ministrja e Financave dhe
Ekonomisë Anila Denaj.

Në emër të qeverisë zvicerane, Ambasadori Adrian Maître tha: “Përvoja që kemi në Zvicër tregon se një
sistem i fortë i Pronësisë Intelektuale është çelësi për inovacion, tregëti të qëndrueshme, dhe rritje. Është
shumë gjë e mirë që shohim se Shqipëria ka rritur lidhje ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në marrëveshje
ndërkombëtare mbi të drejtat e pronësisë intelektuale, pasi të mbrosh pronësinë tënde intelektuale dhe të
respektosh atë të të tjerëve, janë dy anë të së njëjtës medalje”.

Projekti do të adaptojë legjislacionin actual dhe do të sjellë ekspertizë teknike mbi standardet e menaxhimit të
të drejtave të pronësisë intelektuale. Ai do të punojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale
(nën Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë) dhe Drejtorinë e të Drejtave të Autorit (nën Ministrinë e Kutlurës)
për të përmirësuar administrimin dhe përdorimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Krijuesit, inovatorët, artistët dhe bizneset pritet të përfitojnë nga një funksionim më i mirë i të drejtave të
pronësisë intelektuale që shtrihet tek të drejtat e autorit, markat tregëtare, patentat, treguesit gjeografikë dhe
dizajni. Një nga rastet më të zbatuara të pronësisë intelektuale kohët e fundit është mbrojtja që ofrohet nën
treguesin gjeografik ‘Made in Albania’.

Projekti Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale merr financim nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për
Çështjet Ekonomike (SECO) dhe zbatohet nga Instituti Federal i Zvicrës për Pronësinë Intelektuale (IPI).
Shkëmbimet me ekspertë zviceranë dhe transferimi i njohurive nga IPI është pjesë kryesore e aktitiviteteve të
projektit.

Një sistem i përshtatshëm i pronësisë intelektuale është thelbësor për të inkurajuar inovacionin, krijimtarinë
dhe zhvillimin e mallrave, shërbimeve dhe metodave të reja të prodhimit. Projekti i ri punon drejt kësaj duke
përmirësuar funksionimin e institucioneve dhe gjithashtu duke mundësuar që pronarët dhe krijuesit të
përdorin të drejtat e tyrë të pronësisë intelektuale./argumentum.al