Ministri i Brendshëm i delegon kompetencat për drejtimin e këtij dikasteri zëvendës ministrit Besfort Lamallari

Një muaj para zgjedhjeve parlamentare, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i delegon kompetencat për drejtimin e këtij dikasteri zëvendës ministrit Besfort Lamallari.
Çuçi kandidon për deputet të PS në Gjirokastër dhe është i treti në listë, çka ka sjellë dhe delegimin e kompetencave deri pas përfundimit të zgjedhjeve. Në vendim thuhet se Lamallari do të ushtrojë kompetencat nga 25 marsi deri më 30 prill.
Vendimi i botuar në Gazetën Zyrtare të Martën thotë:
"Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrit të Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.03.2021 deri më datë 30.04.2021."
Pyetja e ngritur nga disa analistë është nëse një veprim i tillë do të ndiqet nga ministra të tjerë të cilët janë gjithashtu në listat për deputetë në parlamentin e ri si për shembull Ministrja Olta Xhacka që drejton diplomacinë shqiptare në këto momente delikate për vendin./argumentum.al