Ministri i jashtëm i Greqisë, Dendias bën fushatë elektorale në Shqipëri

Në kulmin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka mbërritur në Shqipëri, si duket për ti ardhur në ndihmë Vangjel Dules në këtë fushate elektorale, ku theksi janë pakica greke në Himare.

Dendias ka zhvilluar takime me Kryetarin e BDMEG-ΟΜΟΝΟΙΑ, Vangjel Dule dhe Kryetarin e BDMEG-ΟΜΟΝΟΙΑ Dega Himare, Fredi Bejleri.

Faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruan në Twitter, se Dendias mbështet pakicën greke në Shqipëri. ”Greqia është në anën e Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri”,-shkruhet në postim.