Ndahet nga jeta Bashkim Fino, ish-kryeministri i "Pajtimit Kombëtar"

Koronavirusi i ka marrë jetën deputetit të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino.

Mesohet se Fino e ka humbur betejën me virusin rreth ores 04.00 te mengjesit, duke u ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare..

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.