Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Meta: “Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një mesazh në faqen e tij në facebook pas ndarjes nga jeta të ish kryeministrit Bashkim Fino.

“Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!”, shkruan Meta

Postmi i plotë:

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!

Image