Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Një tërmet prej 6.3 shkallë të Rihterit, të mërkurën ka goditur Greqinë Qendrore, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Ende nuk ka raportime për lëndime në njerëz.

Sipas mediave lokale, banorët në qytetin Larissa, pas lëkundjeve të fuqishme kanë dalë në rrugë.

Ndërkaq, autoritetet greke thanë se tërmeti është 6.0 ballësh.

Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në jug të qytetit Elassona, afër Larissas.

Dridhjet e tokës u ndjenë në orën 12:15, sipas kohës lokale, duke bërë që shtetet e Ballkanit ,Shqiperi,  Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi të kenë përjetuar dridhje të tokës.