OBSH deklarohet kundër pasaportës së vaksinës

Dega e OBSH-së në Europë, deklarojë këtë të enjte se institucioni ndërkombëtar nuk ishte në favor të pasaportës së vaksinës. Kjo vjen vetëm një ditë pasi Komisioni Europian nënvizojë propozimet rreth “kartës së gjelbër digjitale” që do të shërbejë si lejekalim për BE-në.

“Ne nuk e përkrahim në këtë stad, idenë se bërja e vaksinës duhet të përcaktojë të drejtën e dikujt për të udhëtuar apo jo,” u shpreh Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën.

“Ne në fakt, po përkrahim së tepërmi dokumentacionin shoqërues për vaksinën, qoftë ai në letër apo digjital, gjë për të cilën OBSH po punon në mënyrë që të mundësojë krijimi e certifikatës digjitale. Por kjo është diçka tërësisht e ndryshme nga pasaporta.”

Catherine Smallwood, menaxhere e incidenteve për COVID-19 pranë OBSH-së, u shpreh se institucioni në këtë moment po “shqyrton detajet e njoftimit të publikuar nga Komisioni Europian” pak ditë më parë.

Në njoftim, “bëhej e qartë se kjo “kartë e gjelbër” nuk do të përdorej si një pasaportë vaksine dhe se “mungesa e vaksinimit nuk do të ndalonte udhëtimin e njerëzve brenda Bashkimit Europian,” tha Smallwood.

“Në fakt, qëllimi i kësaj iniciative është te përmbledhë të dhëna për një pacient të caktuar rreth një tërësie gjerash, përfshi këtu edhe vaksinimin.”

Kluge sqarojë se arsyeja përse agjencia nuk e mbështet pasaportën e vaksinës është në rradhë të parë “një arsye etike”, duke marrë parasysh “mungesën mbarëkombëtare të vaksinave”. “Për këtë arsye, kjo do të rriste pabarazinë,” vazhdojë Kluge.

Por ka edhe “arsyeje shkencore”, vazhdojë zyrtari i lartë i OBSH-së. “Ne ende nuk jemi plotësisht të bindur se sa gjatë vazhdon imuniteti i një personi pasi ai e ka marrë vaksinën kundra COVID-19.”

“Nëse e merr vaksinën, je i mbrojtur por ama, mund të vazhdosh ta transmetosh infeksionin tek të tjerët,” shtojë ai.

Debati përçarës

Çështja e certifikatës së vaksinës i ka ndarë shtetet e BE-së për javë të tëra me radhë.

Industria e turizmit dhe shtetet e jugut të Europës që kanë ekonomi të varur drejtpërdrejtë nga turizmi, si Greqia apo Spanja po lobojnë fuqishëm për prezantimin sa më shpejt të pasaportës që do të eliminonte karantinat apo detyrimet e testeve për turistët.

Por shumë anëtar të tjerë të BE-së, përfshi Francën kanë argumentuar se prezantimi i kësaj pasaporte do të ishte i nxituar dhe diskriminues pasi një pjesë dërrmuese e qytetarëve te BE-së ende nuk kanë akses ndaj vaksinës.

Për të siguruar pjesëmarrjen e të gjitha shteteve anëtare, komisioni ka propozuar dërgesën falas të “Certifikatës së Gjelbër Digjitale” drejt qytetarëve të BE-së, të cilët mund të vërtetojnë se janë vaksinuar kundra COVID-19, por edhe atyre që janë testuar dhe kanë rezultuar negativ ndaj virusit ose atyre që mund të provojnë se janë shëruar prej tij.

Plani do të diskutohet në samitin e liderëve të BE-së, javën e ardhshme.

“Të qenit të vaksinuar nuk do të jetë kusht për të udhëtuar,” u shpreh Komisioni Europian.

Infeksionet në Europë janë në rritje për të tretën javë radhazi

Në fillim të vërejtjeve të tij, Kluge paralajmërojë se infeksionet në Europë ishin në rritje për të tretën javë radhazi, me mbi 1.2 milion raste të reja të raportuara javën e shkuar.

Vdekjet në rajon i kanë kaluar 900,000, shtojë Kluge.

“Çdo javë, më shumë se 20,000 njerëz në rajon po humbin jetën si pasojë e virusit,” tha Kluge, duke vënë re se numri ishte më i lartë tashmë, në krahasim me Marsin e vitit të kaluar.