Presidenti Meta kujton 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Sakrifica e Familjes Jashari i tregoi botës se çfarë çmimi ka lira për shqiptarët

Presidenti i Shqipërie, Ilir Meta, duke kujtuar 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënien e familjes Jashari ka thënë sakrifica e tyre i tregoi botës se çfarë çmimi ka lira për shqiptarët.

Meta ka thënë se të ardhmen e sigurtë europiane kombi ynë do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë.

Postimi i plotë i tij:

Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët.

Të ardhmen e sigurtë europiane kombi ynë do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë