Rama flet për punësimin: Ka vende pune që po i marrin të huajt, shqiptarët duan punë duke qëndruar në kafe,

Kryeministri Edi Rama ka bërë një prezantim të shërbimeve online që qeveria shqiptare ka ofruar në 7 vitet e fundit.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për aplikimin online për të poseduar një vizë turistike ose punësimi në Shqipëri.

Sipas Ramës, falë vizës online ka vende pune që po i marrin të huajt. Më tej, ai u shpreh se shumë thonë se duan punë duke qëndruar në kafe.

"Sot ne kemi vizën elektronike për ata të huaj që duan të vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Vizën elektronike për ata që duan të marrin punëtorë të huaj. Ka filluar ardhja e punëtorëve të huaj, në një vend ku shumëkush ndër ata që thonë duam punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt.

Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo, por a filluar të ndodhë dhe në Shqipëri dhe do të jetë gjithmonë e më intensive në shërbime“,- tha Rama.