Shënohet 200-vjetori i pavarësisë së Greqisë,

“Greqia feston 200 vjetorin e fillimit të Revolucionit të lavdishëm Grek të 1821”

Data 25 mars 2021 shënon përvjetorin e 200 të nga fillimi i Luftës së Madhe të Grekëve për Liri.

Greqia dhe Grekët në çdo skaj të Botës festojnë këtë ngjarje kulmore që i dha jetë Shtetit modern Grek dhe inaguroi një epokë të re dhe të shndritshme për Europën, veçanërisht për rajonin tonë.

200vjetori i Revolucionit Grek na jep rastin për një vështrim retrospektiv të së kaluarës, për një vlerësim të së tashmes dhe për një bashkë-ndërtim krijues të së ardhmes.

Ecuria e Shtetit modern Grek gjatë këtyre dy shekujve është e admirueshme.

Kombi Grek u përpoq parreshtur dhe vazhdon të përpiqet për garantimin dhe mbrojtjen e Lirisë dhe të vlerave njerëzore, përfshi këtu dhe dy Luftërat Botërore.

Greqia përbën sot një shtyllë të fuqishme të demokracisë dhe të stabilitetit në Ballkan dhe në rajonin më të gjerë të Mesdheut. Si shteti më i vjetër anëtar i Bashkimit Evropian në rajon, kontribuon aktivisht për avancimin e vlerave themelore dhe të përparësive të këtij  Bashkimi.

Ftojmë të gjithë miqtë dhe partnerët e Greqisë  që të festojnë  bashkë me ne  dhe të synojmë bashkërisht avancimin e paqes dhe të stabilitetit, duke pasur për bazë të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

© Argumentum