Shënohet 30-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, Yuri Kim citon fjalët e Sekretarit James Baker: "Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne"

Sot shënohet 30-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Twitter ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka risjellë në vëmendje fjalët e para të sekretarit amerikan të shtetit Baker kur erdhi në Shqipëri: ne jemi me ju dhe ju jeni me ne, gjë që sipas saj do të jetë gjithmonë kështu.

“Më 15 mars, 1991, SHBA dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet, duke rilidhur popujt e dy vendeve zyrtarisht. Kur Sekretari i Shtetit Baker erdhi në Shqipëria, ai deklaroi "Ne jemi me ju, e ju jeni me ne!" Kjo deklarata mbetet edhe sot e vërtetë. Do të jetë gjithmonë e vërtetë. Gëzuar!” shkroi ambasadorja.