Shpallet fituesi, një kompani shqiptare do të ndërtojë aeroportin e Vlorës

Është shpallur sot kompania fituese që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës. Bëhet fjalë për bashkimin e kompanive zvicerane, me vlerë investimi rreth 104 milionë euro.

Kemi pasur dy garues, pra në datën 1 shkurt kur ne kemi hapur ofertat. Njëra nga ofertat ishte Alde Corporation LTD, një kompani e regjistruar në Londër, e orientuar në zhvillimin e projekteve në fushën e ndërtimin dhe real state, por nuk ka përmbushur asnjë nga kriteret teknike.

Konsorciumi i dytë dhe ai fitues kryesohet nga Mabco Construction (Mabetex Group) (50%) dhe është i regjistruar në Zvicër. Ndërkohë që operatori është YDA – Group, 48 për qind të aksioneve dhe 2A Group SH.PK 2% të aksioneve. Vlera e investimit e ofruar është 103.966.030 Euro. eksperienca e konsorciumit është e madhe, mbi gjashtë aeroporte të ndërtuara dhe operuara nëpër botë dhe gjithashtu fuqia financiare e treguar nga konsorciumi është në përputhje të plotë me kërkesat teknike, financiare dhe legjislative që ka pasur ky konkurs.

Ne do të nisim menjëherë, duke filluar nga e hëna negocimin me konsorciumin për të arritur firmosjen e marrëveshjes jo më vonë se 30 ditë nga nisja e negocimeve.

“Aeroporti Vlorës do të jetë shtëpia e Air Albania, do ketë industri të re të mirëmbajtjes së avionëve, do jetë një sektor i ri brenda industrisë së avionit, fakti që me negocimin e kontratës sa i përket aeroportit të Ramës, hapja e Aeroportit të Kukësit vetëm pak javë më pas”, tha Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të kompanisë fituese.

Ne do të nisim menjëherë, duke filluar nga e hëna negocimin me konsorciumin për të arritur firmosjen e marrëveshjes jo më vonë se 30 ditë nga nisja e negocimeve.

Ndërtimi i aeroportit do të sjellë mijëra mundësi punësimi, deklaroi kryeministri Edi Rama.

“Mijëra mundësi për punësim dhe problemi që do të lindë do jetë mungesa e krahut të punës në kushte kur do të duhen shumë profile, kërkon një numër zanatesh kategorish. Me këtë aeroport do të hapet një tjetër kanal shumë i rëndësishëm i ekonomisë, ashtu si kurse pas lajmin fantastik, që një kompani shqiptare bleu dhe mori më zotërim aeroportin e Rinasit, do të pasohet me investime të mëdha që do bëhet në atë aeroport për të standardizuar pistën e kthyer në një pistë me standardet e një piste për të gjitha fluturime, edhe ato transoqeanike dhe të përmasave të ndryshme të avionëve”.

Shteti garanton 138 mln euro të ardhura

Sipas projektit fillestar, qeveria do të garantojë të ardhurat e munguara. Të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2  për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 mln euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.