Shqipëria fiton një ideal të ri që thërret për ndryshim

Nga Ardit Gjinali 

Nuk është një brohoritje mbështetëse, nuk është buzëqeshja e zoritur e një mirësjelljeje hipokrite, nuk është britma njerëzore që rreket të mveshë frikën; – është entuziazmi qytetar që thërret shpresën dhe mposht të tillën frikë që falangat pushtet-mbajtëse tentojnë të përcjellin ndaj qytetarit të zakonshëm; është thirrja qytetare për ndryshim thelbësor dhe për një angazhim të secilit që bazohet në një ideal të ri për një Shqipëri të rëndësishme sërish që fiton normalitetin.

Një bashkim i rëndësishëm energjie dhe vullneti njerëzor për të jetësuar ndryshimin; vullnet i vërtetë që lexohet në sytë e shqiptarit të shumëvuajtur përgjatë kalvarit të sagës keqqeverisëse; sagë e mundimshme ku secila derë e shpresës është përplasur përdhunshëm në fytyrën e secilit qytetar; -segmentet famëkeqe keqqeverisëse kanë ndërmarrë akte dhe veprime të vazhdueshme për të errësuar secilën rreze drite që lind nga ideali njerëzor që përmbys secilën ujdi meskine; ideali njerëzor është thelbi që mbron ekzistencën e qenësishme të një shoqërie; i tilli është kushtrimi për të ngritur themelet e së ardhmes duke ndryshuar të tashmen.

Një ideal i ri që thërret për ndryshim…i tilli ndryshim që nuk mund të jetë ideal, por do të shënojë nisjen e një rrugëtimi shprese, besimi dhe bashkimi të një enumeracioni aspak të tepërt të synimeve dhe pritshmërive të një shumice qytetare që nuk është thjesht e tillë morale, por gjithashtu politike; një shumicë thelbësore qytetarësh të lirë që përbëjnë të tillin thelb të shpirtit të patjetërsueshëm të një Shqipërie që mund të përkulet nga sulmi i vazhdueshëm i flukseve autokratike, por nuk dorëzohet- qëndresa fisnike e individit të lirë që vendosi të jetonte në këtë vend është themeli i përballjes qytetare me uzurpuesit e shpresës; e tilla qëndresë është pasqyra për secilin të larguar që të kthehet në atdhe për të mos u larguar sërish; është zëri i besimit dhe idealit për një Shqipëri të jetueshme dinjitetshëm ku mundësia e barabartë për secilin është thelbi i lirisë, e tilla që mbron demokracinë dhe konsolidon shtetshmërinë që është pushtuar nga mësymja e hordhive që rendin qorrazi në shikim dhe me asfare mendim drejt rrëzimit së Republikës dhe qafë-thyerjes së palavdishme të mëpasshme të tillëve , gjithashtu.

Zëri qytetar kumbon dhe është shpresa e dritës në një errësirë që nuk ka fshehur dot mëkatet e ansamblit jo njerëzor me fytyra njerëzore që dergjen gëzueshëm mbi lotin, pikëllimin, dëshpërimin e të pamundurve, të tillë asfare nga mungesa e aftësisë, por nga vjedhja e mundësisë; zëri qytetar është zëri i revoltës ndaj padrejtësisë, gënjeshtrës, hilesë, maskarallëkut dhe pisllëkut politik që zhgërryhet në baltën e dallavereve që shijon për të njëjtët si mjalta, por ndot dhe kutërbon pavarësisht një fasade neverie llamburitëse që nuk verbon dot shikimin e së vërtetës nga i njëjti halleshumë; – fasada llamburitëse është errësira që rreket të fshehë mëkatet, por e njëjta nuk mund të fshehë kutërbimin ndotës të arishverishllëkut gjuhë-jashtë dhe sy-shkelur pas shpinës së qytetarit halleshumë.

25 Prilli është dita e së vërtetës qytetare që do të ndëshkojë gënjeshtrën keqqeverisëse; është zëri qytetar që dëgjohet dhe nuk shuhet dot nga tentativat qeverisëse; është vullneti qytetar që shprehet përmes votës dhe nuk deformohet dot për shkak të pjesëmarrjes masive në zgjedhje; 25 Prilli është data që fton për një pranverë shqiptare të demokracisë ku besimi për ndryshimi është ideali më i lartë njerëzor dhe shoqëror, gjithashtu. Koha e një bashkimi të madh për një shpresë të re, besim të ri dhe për ndryshim është tani! Një shpresë e re është themeli i një ideali të ri që do të jetësojë ndryshimin e merituar në një Shqipëri që fiton. Koha e një bashkimi të madh për një shpresë të re, është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

/argumentum.al