“Të shpëtojmë Shqipërinë nga mandata e mandatit të tretë”

Nga Ardit Gjinali

Në secilë shoqëri demokratike, mandati i tretë nuk do të ishte asfare herezi dhe një alarm për të ardhmen e së tillës....i tilli mandati i tretë do të ishte një ushtrim demokratik që nuk do të shkaktonte kurrfarë alarmi mbi ekzistencën e shtetit të së drejtës dhe tërësisë së rendit demokratik, gjithashtu. Shqipëria e sotme ka parë, ndjerë dhe përjetuar shumëçka në kufitjë e gjithçkasë përveç të tillit normalitet të shumëkërkuar dhe të tillë dëshiruar nga një shumicë e qënësishme shoqërore, e tilla larg kompromiseve të vogla dhe aspak subjekt i darovitjes pushtet-ushtruese me të tillën dhuratë skllavëruese të shpirtit të reagimit dhe mendimit të munguar individual që shënon hapat e parë dramatikë të tjetërsimit tragjik të një shoqërie.

Mandati i tretë i keqqeverisjes do të ishte mandata për shoqërinë shqiptare, qytetarin e angazhuar,  profesionistin dhe intelektualin, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që kanë vendosur të jetojnë në atdhe; i treti mandat do të ishte mandata e kobshme për demokracinë, shtetin dhe pluralizmin politik; pluralizmi politik  do të shndërrohej në të tillin mekanik  ku e kundërta politike në alternativë do të shuhej nga  represiviteti i shtet-pushtetit që  do të uzurponte secilin segment që ka shpëtuar nga thundrra e të tillit dhe ka shpërfaqur rezistencën demokratike dhe institucionale ndaj arbitraritetit. Aktualiteti i Shqipërisë së sotme është thirrja për të shpëtuar Shqipërinë nga mandata e mandatit të tretë keqqeverisës që do të pllakoste errësirën tërësore, e tilla që ka nisur shtrirjen  përgjatë  rrugëtimit  të mbrapshtë të evokuesve së absolutizmit dhe autoratizmit qeverisës në vend.

Shqipëria ndodhet në zgrip të asgjësimit të rendit demokratik , instalimit tërësor  të autokracisë, shkeljes tërësore të të drejtave dhe ligjshmërisë së munguar të ngritur në sistem......dy mandate të plota të qeverisjes së keqe që mbeten dëshmia dramatike dhe pasqyra e trishtë e hapave të vazhdueshëm prapa në secilin sektor dhe zë duke e shndërruar vendin në një arenë të pajetueshme ku nocioni i “Jetës” në tërësinë kuptimore të së tillës mbetet në vlerësimin më të ulët  të kujdesit dhe  vizionit keqqeverisës  për shkak të konsideruarit  jo vetëm të qytetarit si një frymor dhe numëror statistikor, por gjithashtu dhe të Shqipërisë si një subjekt të ndarjes së parcelave pushtet-ushtruese ku zgjedha e qehajajve të pushtetit është zezona që  errëson dritën e bardhë të shpresës, besimit për të ardhmen dhe duke humbur qëllimshëm kuptimin e së tashmes. Shqipëria e copëzuar nën hyqmin e secilës sferë ndikimi pushteti është shndërruar në një objekt në kufijtë e  papërdorshmërisë si pasojë tragjike e angazhimeve të munguara, premtimeve të harruara, të vërtetës këmbë-shkurtër dhe gënjeshtrës qeverisëse me fabul të gjatë.

Koha për një bashkim të madh për të shmangur mandatën e mandatit të tretë dhe për të sjellë lajmin e ndryshimit thelbësor dhe të qënësishëm për një Shqipëri të ditëve më të mira është tani! Shqipëria e së sotmes me zërin e secilit qytetar thërret ndryshimin dhe kërkon një besim të ri që nuk do të përdoret keq, por do të vendosë themelet për një të ardhme ku një shpresë e re është guri i  tillë i një themeli të qëndrueshëm që do të pengonte përsëritjen e makthit keqqeverisës.

25 Prilli është dita dhe data që fton për mbrojtjen e demokracisë përmes ushtrimit të së drejtës së votës; një votë shprese, votë ndëshkimi, votë reagimi,  votë besimi dhe  votë ndryshimi. Koha për ndryshim dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga mandata e mandatit të tretë është tani! 25 Prilli është dita për lajmin e ndryshimit dhe shpresës. Bashkë sepse ka ende shpresë....

/argumentum.al