Yuri Kim: Mos u habisni nëse disa kandidatë skualifikohen…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë nga Elbasani pas takimive që zhvilloi me drejtuesit politikë në atë qytet.

Duke folur për gazetarët, ambasadorja Kim u shpreh e qartë kur foli për blerjen e votave, për të cilat tha se është një shkelje e ligjit nga kushdo që e bën dhe nuk do të tolerohet.

“Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan, dhe jo veëm në Elbasan. Atyre që blejnë votën do t’ju thoja jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar vendin tuaj. Atyre që u kërkohet t’u blihet vota do t’u thoja vota juaj është pushteti juaj”.

Duke folur për listat e kandidatëve për deputetë, ambasadorja amerikane nuk përjashtoi mundësinë që disa prej tyre të skualifikohen.

“Nuk është për t’u habitur nëse disa prej disa kandidatëve mund të skualifikohen. Këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit”.

Duke folur për kandidatët e ndaluar në lista, Kim u shpreh se ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të ndalohen personat që përbëjnë rrezik për sigurinë.