Yuri Kim vizitë në Kryegjyshatën botërore bektashiane për ditën e Sulltan Nevruzit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në Kryegjyshatën botërore bektashiane për ditën e Sulltan Nevruzit.

Ajo është takuar me Baba Mondin, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë dhe duke uruar të gjithë besimtarët për lumturi dhe shpresë.

“Shumë e këndshme të shkëmbenim urime për Novruz dhe të shijonim qumësht dhe ëmbëlsira me Baba Mondin. Ishte gjithashtu bukur takimi me Myftin e madh Spahiu. Uroj që Babai dhe të gjithë anëtarët e besimit Bektashi të kenë shëndet të mirë, lumturi dhe shpresë!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.