Zgjedhjet e 25 prillit, LSI publikon kandidatët e kësaj force politike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të hënë ka prezantuar kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet e 25 prillit.

”Përshëndetje të gjitha grave shqiptare, nënave, motrave dhe vajzave shqiptare kudo që janë. Gëzuar ditën tuaj! Jam shumë e lumtur, që në këtë ditë të gruas, unë të dorëzoj pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlamentin e Ardhshëm, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale. Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.

Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin”,-tha Kryemadhi.

Kjo është lista që do të garojë më 25 prill. Ajo çka bie në sy është fakti se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi garon në 3 qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Lista e LSI-së për qarkun Tiranë

1-Monika Kryemadhi
2-Erisa Xhixho
3-Petrit Vasili
4-Klajda Gjosha
5-Përparim Spahiu
6-Edmond Haxhinasto
7-Floida Kërpaçi
8-Nora Malaj
9-Klevi Pojana
10-Silva Caka
11-Besnik Jakaj
12-Aldi Fusha
13-Eriona Bixha
14-Faik Basha
15-Blerdi Licaj
16-Petrit Bara
17-Viron Bezhani
18-Esmeralda Demiraj
19-Arben Muçaj
20-Sokol Ponari
21-Elona Dhima
22- Etion Joka
23-Lemi Muçaj
24-Melisa Cahani
25-Vojo Bregu
26-Agron Gjemile
27-Sara Manuela
28-Ardian Hasalami
29-Denis Hidri
30-Iva Çarçiu
31-Erald Kaja
32-Klodian Doka
33-Nikoleta Peti
34-Alert Zhurdaa
35-Arben Rroko
36-Brisida Shehaj