Aferë dashurie mes Kinës dhe Gjermanisë në kohë pandemie

Mario Stefanov, Gjeopolitika

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA*

Edhe përkundër pandemisë këto dy vende të fuqishme zhvilluan një raport të ri dhe shumë të  ndërvarur.

Gjermania thjesht, për shkak të vëllimit të biznesit të eksporteve dhe vazhdimit të krizës globale, në këtë moment nuk mund ti ndëpresë lidhjet me ekonominë kineze dhe të përpiqet për kufizimin e vartësisë nga bashkëpunimi me të. Për më tepër, e vetmja dalje momentalisht është lidhja akoma më e fortë me Kinën.

Sadoqë i ndan ideologjia, sadoqë partnerët gjermanë dhe europianë të përpiqen të ndahen dhe sadoqë edhe vetë të përpiqen për tu tërhequr nga përqafimi i fortë ekonomik mes tyre, aq më e fuqishme është tërheqja reciproke ekonomike mes Gjermanisë dhe Kinës. Është më se e qartë, madje edhe në kushtet e luftës së fortë ekonomike amerikane me Kinën, presionit të përshkallëzuar tregtar amerikan ndaj Gjermanisë dhe tërë BE-së dhe krizës ekonomike në rritje e sipër për shkak të pandemisë së koronavirusit- ekonomia gjermane dhe ajo kineze thjesht nuk munden pa njëra tjetrën.

Edhe përkundër ndëprerjeve në periudhën fillestare të krizës globale ekonomike, zinxhirët e furnizimit të Kinës drejt ekonomisë gjermane dhe ekonomitë ndjekëse të antarëve të Bashkimit Europian gjithsesi qëndruan, njëlloj si edhe eksporti dhe investimet gjermane  në Kinë. Nuk është çudi pse Kina tashmë është i vetmi treg i madh për industrinë gjermane dhe atë europiane që nuk është nën goditjen e koronakrizës dhe depresionin ekonomik të lidhur me të.

Ndërsa Europa, SHBA-të dhe e tërë bota dridhen në shtërngimin e krizës publike shëndetsore dhe krizën e rëndë ekonomike të shkaktuar nga ajo, Kina rregullisht shtyhet përpara në të sajën. Pekini arriti ti mbajë zinxhirët e furnizimit me mallra dhe komponente industrialë në tregjet e tij kryesore të eksportit, para së gjithash drejt Gjermanisë dhe Bashkimit Europian, duke arritur kështu në një masë të madhe të kompensojë të gjitha pasojat e koronakrizës.

Mundësia e luftës.

Tani për tani, në obsionet gjeopolitike dhe gjeoekonomike kineze nuk ka ndikim të madh as lufta e përndezur tregtare amerikano-kineze, as ndërhyrjet direke dhe kërcënimet me sanksione të Uashingtonit ndaj të gjithë atyre që bëjnë biznes me Kinën dhe kësisoj, sipas vlerësimeve amerikane, ndihmojnë “Partinë komuniste kineze”, si e quan zakonisht politika amerikane shtetin e njohur dhe antar të OKB-së me emrin Kinë.

Interesat ekonomike të shtetit, i cili në tërë botën është i njohur me emrin Kinë, përveç zyrtarëve amerikanë  që flasin me këmbëngulje se ky shtet quhet “Partia komuniste e Kinës”, nuk i kërcënoi as presioni amerikano-britanik në lidhje me Hong Kongun as shqyrtimi gjithnjë e më i shpeshtë i konflikit të madh të armatosur dhe të vendosur mes SHBA-ve dhe Kinës i përmendur shpesh në analizat gjeopolitike të think-thankeve amerikane dhe europiane. Dhe këtu bëhet fjalë për institucione me ndikim, zëdhënës dhe kreatorë të politikës së jashtme amerikne dhe europiane. Diskutimet e tyre pa dyshim që ndikojnë në ekonomi dhe në vendimet konkrete të shteteve dhe korporatave. Sepse kushdo që përmend mundësinë e luftës në një territor të caktuar ndikon në ekonominë dhe industrinë e atjeshme. Kapitali është një egërsirë frikacake që u qëndron larg konflikteve, ndërsa armët dhe luftërat i do vetëm ai që dëshiron të sigurojë përfitimin nga ato. Në rastin e Kinës, deklarimi publik i vlerësimit mbi mundësinë e luftës në të cilin mund të futet ai shtet, muajt e fundit ka marrë përmasa pothuajse histerike, kështuqë ai që nuk ndjek rregullisht garimin dhe kritikat europiane dhe amerikane ndaj Kinës, por kufizohet duke studiuar vetëm atë që është publikuar kohët e fundit, shumë lehtë mund të arrijë në përfundimin se lufta mes Amerikës dhe aleatëve të saj me Kinën ka filluar tashmë. Cili do të ishte që në një situatë të tillë të ishte aq budalla për të menduar mbi bashkëpunimin ekonomik me Kinën, përparimin e tregtisë, e le më pastaj për investimet. Por bota bankare dhe e korporatave ka burimet e saj të fuqishme të informacioneve që nuk gënjehen nga bllofet politike transparente.

Sidoqë të ketë qënë, ekonomia kineze arriti jo vetëm të qëndrojë në sipërfaqe por edhe, duke marrë në sy rreziqet e mundshme, vazhdoi ekspansionin e saj. Për këtë ekzistojnë dy shpjegime të mundshme. Shpjegimi i parë është versioni i ngjarjeve sipas të cilit Kina, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë së saj, e priti plotësisht e gatshme pandeminë e koronavirusit dhe ndaj saj, në ndryshim nga SHBA-të dhe Europa, u përgjigj në një mënyrë efektive. Këtë gjithsesi ishte në gjendje ta bënte në sajë të sistemit shëndetsor dhe shoqërisë në tërësi tejet të mirëorganizuar ose e dinte që më parë se çfarë tmerri biologjik po përgatitej. Në këtë rast vështirë të evitosh dyshimin, të cilin e thekson me aq këmbënglje politika amerikane, sipas të cilit epidemia globale e Covid-19, në një mënyrë apo në një tjetër, është nxitur pikërisht nga Kina.

Rinovimi i ardhshëm

Arësyeja tjetër e rezistencës ekonomike kineze ndaj koronakrizës globale dhe pasojave të saj ekonomike, fshihet në faktin e pakundërshtueshëm se Kina me industrinë dhe fuqinë  ekonomike të popullsisë së saj kaloi në një nivel krejtësisht të ri dhe më të lartë të lojës gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Dhe kjo është diçka që e shqetëson më shumë politikën amerikane dhe të aleatëve, madje më shumë se fakti nëse Kina me synim apo rastësisht ka hedhur në qarkullim virusin Covid-19.

Kina arriti nivelin e zhvillimit ekonomik mbi bazën e të cilit, në momentet e fillimit të krizës, tregu i saj në nivel global ishte aq i madh saqë askush nuk u përpoq të braktisë ose ta injorojë. Për më shumë, në momentet e thyerjes katastrofale në territoret merikane dhe europiane, eksportet dhe ivestimet në tregun kinez u bënë, për fatin e keq të disave, e vetmja pikëmbështetje e mbijetesës dhe e rinovimit të ardhshëm. Politika gjermane, në mënyrë të veçantë sektori ekonomik dhe dhomat e industrisë, nuk janë një grumbull njerëzish të paaftë me diploma të dyshimta, por një sistem i organizuar dhe me bazë që ka në gjirin e tij ekspertë të mirëfilltë. Deshte ose jo, ekonomia gjermane, pa marrë parasysh diferencat politike dhe ekonomike me Kinën, në kushtet e sotme, vlerësoi se i nevojitet patjetër të mbajë lidhjet me ekonominë kineze. Ekonomia gjermane si ekonomia më e fuqishme europiane si dhe të gjithë ekonomitë e antarëve të Bashkimit Europian që varen nga ajo, për shkak të vëllimit të eksporteve gjermane dhe fillimit të krizës globale, në këtë moment nuk munden kurrsesi të këpusin lidhjet me ekonominë kineze dhe të përpiqen për të kufizuar vartësinë nga bashkëpunimi me të. Por për më shumë, e vetmja rrugëdalje është lidhja ekonomike akoma më e fortë me Kinën.

Tentativa gjermane e diversifikimit të drejtimeve të furnizimit dhe riorientimi me eksportet nga Kina drejt tregjeve të shteteve tjera aziatike, para të gjithëve atij vietnamez, si një ekonomi tjetër aziatike në ngritje e sipër, thjesht ka dalë se ka qënë vetëm pjesërisht e suksesshme. Lidhja ekonomike me Kinën është tejet e madhe për të bërë të mundur që ky veprim të realizohet në një kohë relativisht të shkurtër prej disa vitesh. Askush tjetër nuk është në gjendje të sigurojë një treg të tillë si Kina për prodhimet gjermane dhe europiane siç është Kina dhe, natyrisht Shtetet e Bashkara të Amerikës.

Shuma të mëdha

Politika europiane po përpiqet ende që në raportet me Uashingtonin të zgjidhë konfiktet tregtare me SHBA-të të trashëguara që nga koha e Deonald Trampit dhe të cilët në tërësinë e tyre përfaqësojnë një luftë tregtare të pastër, ndoshta jo për nga pamja e jashtme, por në thelbin e tyre ato janë të njëjta si ato që ka SHBA me Kinën. Pas fitores së Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale amerikane, erdhën shprehjet e dashurisë vëllazërore dhe të lidhjeve tregtare në kuadër të bashkësisë trasatlantike. Por fjalët janë një gjë dhe veprat diçka tjetër. Taksat amerikane për mallrat nga Gjermania dhe Europa janë ende në fuqi, dhe problemi i kalimit të pashpjegueshëm të vaksinave kundër koronavirusit që porositi dhe pagoi Bashkimi Europian drejt SHBA-ve akoma qëndron pezull si hije në marrëdhëniet mes tyre.

Krahas kësaj, ekonomia e shteteve sekondare të BE-së nuk po arrijnë të dalin nga kriza dhe vazhdojnë të jenë në një rënie të vazhdueshme. Masat e rimëkëmbjes që mori Bashkimi Europian akoma nuk po funksionojnë për shkak të inertësisë së administratave shtetërore, por edhe për shkak të kushtëzimit të tyre në ekonominë e gjelbër krahas përpjekjeve për daljen nga kriza. Është shumë reale që në një të ardhme të afërt bashkëshoqërimi i përpjekjeve për daljen nga kriza dhe tentativat e trasnzicionit në ekonominë e gjelbër të dalin një veprim i kotë dhe i pamundur.

Kina është ndër shtetet e rralla në të cilën eksporti gjerman gjatë vitit 2020 mbeti në të njëjtin nivel me atë të një viti më parë dhe madje në vitin 2021 edhe u rrit. Njëkohësisht, edhe përkundër krizës, eksporti kinez në Gjermani gjatë vitit të kaluar u rrit. Kina kësisoj u bë tregu eksportues gjerman i dyti për nga madhësia pas SHBA-ve dhe para Francës. Sipas zyrës federale gjermane për statisktika (Statistisches Bundesamt-Destatis) eksporti i përgjithshëm gjerman gjatë muajit janar të vitit 2021 ishte në rritje prej 1,4 përqind në raport me  dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa importi ra në nivelin 4,7 përqind. Eksporti i përgjithshëm gjerman në muajin janar 2021 ishte gjithsejt 49,1 miljardë euro. Por, në raport me muajin janar të vitit 2020, pra para fillimit të koronakrizës, eksporti gjerman është 8 përqind më i ulët. Ndërsa shuma e përgjiothsme gjermane bie, eksporti në tregun kinez në muajin janar të vitit 2021 u rrit me 3,1 përqind në raport me muajin janar të vitit 2020. Në të njëjtën periudhë eksporti gjerman në SHBA ra me 6,2 përqind, ndërsa eksporti brenda BE-së në vendet e tjera antare në muajin janar të vitit 2021 ra me 6 përqind në raport me janarin e një viti më parë. Tregu kinez doli një prej mbështetjeve kyçe të ekopnomisë eksportuese gjermane në momentet e krizës, ose sikur u shpreh në prej drejtuesve të rrjetit të konsultantëve Ernst&Young Global Limited, “rimëkëmbja e shpejtë kineze ishte shkëndijë shprese veçanërisht për korporatat gjermane”.

Rritja e eksporteve

Pjesa e biznesit kinez në aktivitetet e përgjithshme të firmave gjermane, si pasojë e prirjes së nisur dhe “rrethanave të lumtura” të daljes së shpejtë kineze nga kriza, vazhdon të rritet. Kjo ka të bëjë në mënyrë të veçantë me industrinë gjermane të automobilëve, e cila jo vetëm, i  ruajti kapacitetet prodhuese në Kinë, por zhvendosi atje edhe aktivitetet  saj kërkimore dhe zhvillimore. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar Volkswageni hapi qendrën zhvilimore e-mobility në qytetin kinez Hefej, qytet me 8 milionë banorë, qendra administrative dhe financiare e krahinës Anhuiji. Volkswageni është një prej pesë kompanive, sipas listimit të DAX, për të cilën Kina është bërë tregu më i madh, madje më i madh edhe se vetë tregu vendor gjerman. Volkswageni në Kinë realizon 41 përqind të shtjeve të përgjithshme. Pas tij vjen BMW, që në Kinë realizon 32 përqind të shitjeve, pastaj Daimler-i me 20 përqind të shitjeve të përgjithshme.

Daimler-i gjatë vitit të kaluar, edhe përkundër koronakrizës dhe rënies së madhe të shitjeve të automobilëve në tregun europian dhe në atë amerikan, realizoi një fitim prej afro 4 miliardë euro, një pjesë të madhe të të cilit ia detyron rritjes me pothuajse 12 përqind të shitjeve në Kinë. Pas industrisë së automobilëve  industria gjermane e gjysëmpërcjellësve (tranzistorëve) mbijetesën e saj në kohën e krizës ekonomike ia detyron pikërisht tregut kinez. Kësisoj, divi gjerman Infineon me afro 50.000 të punësuar, 39 përqind të qarkullimit të tij e realizon në Kinë, ndërsa në Gjermani vetëm 11 përqind. Pjesa kineze në Siltronioc është 27 përqind,  ndërsa në Aixtron madje  59 përqind. Edhe pjesa tjetër e industrisë gjermane në kohën e krizës shëndetsore dhe ekonomike arriti të mbijetojë në sajë të bërjes së biznesit me Kinën, kështu Adidas-i realizoi 22 përqind të qarkullimit, Puma 16 përqind, Covestro e koncernit Bayer 19 përqind, Knorr Bremse 17 përqind, ndërsa divi industrial Siemens 14 përqind të qarkullimit të tij të stërmadh e realizon në Kinë.

Shumica e firmave gjermane, edhe përkundër planit të parealizuar për zvoglimin e vartësisë ekonomike europiane dhe gjermane nga Kina, prodhojnë mallra për tregun kinez. Këto firma, sipas raporteve të Dhomës tregtare europiane në Kinë (European Chamber of Comerce in China), e cila, në mënyrë indikative, e ka selinë e saj në kompleksin e Lufthansës gjermane në Pekin dhe filialet në mjediset kineze kyçe ekonomike si Nanjing, Shangaj, Shennjang, Tijanjin dhe në mënyrë të veçantë filialet në Kinën Jjugperëndimore, bëjnë pikërisht të kundërtën, po e forcojnë praninë e tyre në tregun kinez. Ky treg me 1,4 miliardë blerës potencialë e tejkalon shumë numurin e përgjithshëm të popullsisë së BE-së me 450 milionë dhe të SHBA-ve me afro 330 milionë banorë. Është tashmë një fakt i njohur se firmat europiane një pjesë të madhe të fitimit të tyre ia detyrojnë Kinës. Sipas dhomës së tregtisë europiane në Kinë, majde 39 përqind e kompanive europiane që veprojnë në Kinë dhe që janë antare të kësaj dhome, kësisoj për ato ekzistojnë të dhëna të sakta, arritën një rritje të shitjeve deri në 20 përqind.

Ndikimi i SHBA-ve.

Vazhdimi i bashkëpunimit të ekonomisë dhe industrisë gjermane dhe europiane me Kinën, gjë që doli se ishte një prej intrumentave kryesorë për daljen nga kriza dhe ruajtjen e biznesit të stërmadh esportues gjerman nga i cili, për hir të së vërtetës, varet mbijetesa jo vetëm e ekonomisë gjermane por edhe mbijetesa e denjë e shumicës së shteteve antare të BE-së, është siguruar nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse në parim mbi investimet (CAI) të lidhur mes Bashkimit Europian dhe Kinës me 30 dhjetor 2020. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Kina ka marrë përsipër detyrimin që investitorëve nga BE-ja tu mundësojë akses tejet më të madh se më përpara në tregun e saj. Sipas presidentes së Komisionit Eropian Ursula von der Leven, “marrëveshja e arritur u mundëson investitorëve europianë një akses të paparë deri tani në tregun kinez dhe për pasojë edhe rritje të firmave tona dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

Bashkëpunimi i biznesit europian me Kinën sjell edhe një përparësi- zvoglimin e presionit të SHBA-ve ndaj ekonomisë europiane dhe gjermane. Ëshët fakt i pamohueshëm se SHBA-edhe me administratën e re, por tashmë në mënyrë të matur dhe më diskrete se më parë, përpiqet të evitojë ose sëpaku të zvoglojë suficitin ekzistues në shkëmbimin tregtar me Gjermaninë. Është reale të pritet se në politikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhme dhe se Gjermania, e sëbashku me të edhe Bashkimi Europian, do të jetë e detyruar, në një masë të caktuar, të ekulibrojnë bilancin e tyre tregtar me SHBA-të. Për më shumë që SHBA-të janë aleati kryesor ushtarak dhe politik i gjermanëve dhe europianë dhe për pasojë nënkuptohet lëshimi në fushën e ekonomisë dhe harmonizimi i interesave. Mundësia e  rritjes së bashkëpunimit ekonomik me Kinën, krahas të gjithë pengesave dhe kurtheve që mbart me vete, në vitet në vazhdim do të mbetet, dhe me këtë do të vazhdojë të jetë një ventil i rëndësishëm sigurie ekonomike dhe instrument i mbajtjes në këmbë të fuqisë ekonomike gjermane dhe europiane.

[i] https://www.geopolitika.news/analize/mario-stefanov-ljubavna-afera-kine-i-njemacke/