Athinë/ Ekzekutohet gazetari i kronikës së zezë Jorgo Karaivaz

Me 6 plumba është ekzekutuar gazetari i kronikës së zezë Jorgo Karaivaz në Athinë. Gaszetari grek ushtronte këtë profesion prej vitit 1990, me një karrierë të gjatë në televizionin ANT1 dhe tre vitet e fundit në televizionin STAR.

Sipas mediave greke, sulmi i armatosur u krye nga dy persona që përdorën një motor tip skuter. Gazetarit i është bërë pritë pasi është larguar nga puna nga dy meshkuj të cilët ishin në një motorr të vogël dhe të veshur me rroba uhstarake. Duke qenë se është përdorur silenciator, kalimtarët nuk kanë parë ngjarjen ndërsa policia është në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi.

Dyshimet paraprake janë se ekzekutimi është kryer për shkak të detyrës.