Bllokimi i trafikut ajror/ Ministrja Balluku: “Po bllokojnë vaksinat”. Vendi po kapet peng, ky është grusht shteti

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri një deklaratë të fortë nga Aeroporti i Rinasit, gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kontrollorët, të cilët janë futur në grevë urie, me pretendimin se nuk janë të aftë të punojnë, pas uljes së rrogës.

“Pavarësisht se kanë zgjedhur këtë mënyrë për të operuar, kjo është një grevë e pastër në thyerje të Kodit të Punës, sepse janë arsyetuar të gjithë në të njëjtin moment, duke deklaruar paaftësi. Unë e kuptoj Sali Berishën, sepse e gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik, në një moment fushate. Për shkak të fushatës elektorale dhe për shkak të të gjitha skemave politike, që po aplikohen, sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksina, që do të vinin sot pasdite. Sot në Aeroportin e Rinasit, për shkak të kësaj fushate, brenda fushatës elektorale për të nxirë faqen e Shqipërisë, për të prishur imazhin, po ndodh dhe diçka tjetër, po afektohet e gjithë shoqëria.

Sot nëse dikush që është i sëmurë, dhe duhet të kthehet në shtëpi, s’mund të kthehet, se kontrollorët janë të mërzitur se paga e tyre është 2 mijë e 490 dollarë. Një që ka vdekur, e do të varroset këtu, sepse nuk do Sali Berisha, që ka përdorur një gjuhë ekstremisht të ashpër, duke gëzuar gjithmonë në probleme që ky has. Çudi e madhe si ushqehet me këtë gjë. Sidomos për dezinformimet e shpifjet e mashtrimet, qytetari dixhital, kontrollori dixhital.

Ne ndërkohë, do i kërkoja Metës që edhe i ka takuar kontrollorët edhe ka kërkuar informacion nga Albcontrol, dhe ia ka dërguar Presidentit, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti të kompensojë kontrollorët kur nuk ka pasur kurrë involvim financiar, a mundet sot shteti, Meta i ka të gjitha të dhënat, i ka edhe pagat para 2020, edhe sot. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që të kërkojnë të marrin 15 rroga sa ç’merr një shqiptar? 4 mijë e 400 dollarë, për një person, do të ishin njësoj sa 14 shqiptarë. Dikush mbrëmë gjatë negociatave kishte thënë, por 60 jemi ne nuk u bë nami. Jo, ju doni sa 600 shqiptarë. A mendon Meta se duhet të bllokohet trafiku ajror, e mos vijnë vaksina, e mos lëvizë askush, as ata për të ikur, as ata për t’u larguar. As të sëmurët. A duhet vallë vendi të kapet peng. Ky është grusht shteti, nga disa persona që janë të pakënaqur me pagën 2 mijë e 490 dollarë. Dhe nëse nuk ja bëjnë 4 mijë e 400 dollarë mbajnë vendin peng”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, u ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të kthehen në punë dhe të stabilizohet situata.

Ka pasur një dialog të vazhdueshëm dhe të hapur me kontrollorët e trafikut ajror. Si mund ti jepet zgjidhje një problemi për të marrë edhe 2000 dollarë më shumë, për të gjitha ata punë të rëndësishme. Kam dëgjuar se kush ishte skenari për ta zgjidhur këtë ngërç financiar. Në një mënyrë të paprecedentë, ne edhe kur flasim për kontrollorët, pashë gjatë takimit që kishte njerëz që donin të gjenin zgjidhje. Pamë edhe njerëz që bulonin. Kjo është një situatë e cila rëndon çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë futet në cënimin e sigurisë kombëtare, nga ky moment do të ketë marrje masash nga ana e shtetit ligjor, por edhe ndëshkim, të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror u bëj thirrje të kthehen në detyrë gjatë ditës së sotme për të stabilizuar situatën dhe për të vijuar punën, janë paguar prej vitesh.’- tha Balluku.