DASH dhe Ambasadorja Yuri Kim përshëndesin zgjedhjet e 25 prillit: Zgjedhjet legjitime, të respektohen rezultatet. Populli foli qartë!

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince,  ka pershendetur zgjedhjet e 25 prillit,  Në Në një status në “Twitter”, Z. Prince  se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.

"Sh.B.A përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe e përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë".

Nderkohe Ambasadorja amerikane ne Shqiperi Yuri Kimi ka uruar fitoren kryeministrit Rama dhe po ashtu ka përgëzuar fushatën e liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

"Ne e përgëzojmë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumë njerëzve dhe shpresë të frymëzuar. Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë".

"Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin".

 

/argumentum.al