Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të PD-së në Vaun e Dejës

Rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm është djegur makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet, të bashkisë Vau i Dejës.

Mjeti tip ‘Ford’ foristradë ishte në pronësi të Ariston Drinit i cili deklaroi se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas e ka parë automjetin në flakë.

Sipas informacioneve mjeti ka qenë i parkuar para banesës, ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor kanë qenë në vendngjarje ku kanë marrë dhe dëshminë e Drinit.

Pronari i mjetit ka mohuar të kishte konflikte apo probleme që do të sillnin si pasojë këtë ngjarje.

Deri në këto momente, mes pistave të hetimit, Policia ka dhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.