Familja mbretërore i jep lamtumirën e fundit Princit Philip

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira Princit Philip, bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabetë, i cili u nda nga jeta një javë më parë në moshën 99-vjeçare.

Ceremonia ishte e kufizuar vetëm me 30 persona si pasojë e masave anti-COVID.

Ushtria dhe Forcat Ajrore Mbretërore do të marrin pjesë në procesionin e varrimit, dhe arkivoli i Filipit do të dërgohet në majën e kalasës Shën George në një Land Rover të cilin  duka  e projektoi vetë.

Princi Charles, trashëgimtari i fronit dhe babai i princërve, së bashku me motrën e tij, Princeshën Anne, do të drejtojnë procesionin e varrimit të Princit Philip.

Prince Philip's funeral begins at Windsor Castle as Queen Elizabeth's  consort laid to rest - CNN

Princi William dhe Harry nuk do të ecin krah për krah duke minimizuar shanset për ndonjë moment të sikletshëm midis vëllezërve që kanë raporte të tensionuara që nga vendimi i Harry për të hequr dorë nga detyra mbretërore.